
Në zonën e Kombinatit mbi 350 banorë pritet të lënë shtëpitë për t’i hapur rrugë procesit të rindërtimit.
Ata thonë se bashkia e Tiranës u ka përgjysmuar sipërfaqet e banesave që do të përfitojnë, ndryshe nga sa ishte premtuar në fillim.
MCN sjell historinë e Ela Berisha, nënë e dy fëmijëve, së cilës Bashkia e Tiranës nëpërmjet IKMT-së i ka sjellë njoftimin për të liruar shtëpinë brenda 1 dhjetorit, në kuadër të procesit të rindërtimit.
Ajo thotë se e ka të pamundur të gjejë një banesë tjetër për shkak të çmimeve të larta të qirave, por edhe kostove që lidhen me ndërrimin e shkollës për fëmijët.
Shqetësuese për Elën, është fakti që në dokumentet që u kanë mbërritur nga IKMT, iu është përgjysmuar sipërfaqja e shtëpisë, ndërsa arsyeja sipas saj është e pashpjegueshme.



