Kutra: Kryeministri Atal vazhdon detyrën për Lojërat Olimpike. Kandidati i ri me konsensus ose votë brenda të majtës

Kutra: Kryeministri Atal vazhdon detyrën për Lojërat Olimpike. Kandidati i ri me konsensus ose votë brenda të majtës

Gazetari i “France 24” Artan Kutra tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se kryeministri në detyrë Gabriel Atal pas takimit me Presidentin Macron ka pranuar të vazhdojë detyrën në formë teknike, pasi përpara janë Lojërat Olimpike.

Kutra vë në dukje se e majta përbëhet nga disa formacione, dhe kandidati i ri për kryeministër pritet të dalë në dy forma, ose përmes një konsensusi mes partive, ose përmes një votimi të brendshëm.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Ende s’është arritur shumica nga e cila pritet të dalë kryeministri dhe qeveria e re e Francës. Kryeministri aktual në detyrë ka paraqitur dorëheqjen, që të lirojë rrugën për të pasur një kryeministër të ri. Macron ka refuzuar dorëhqjen për momentin, duke thënë që ai duhet të vazhdojë funksionet në krye të qeverisë edhe për disa kohë. Në këto 3 javë pritet të fillojnë edhe Lojërat Olimpike, dhe duhet domosdoshmërisht të ketë një qeveri. Kryeministri Atal ka pranuar të vazhdojë detyrën në formë teknike.

Në orët e vona të natës ka pasur edhe incidente nga grupe të ekstremit të të djathtës ekstreme, por kanë qenë të vogla. Ajo që duhet thënë dhe duhet vlerësuar është manifestimi i të majtës për votën dhe fitoren e atyre që mbërritën dje. Vërtet e majta arriti një pozicion më të lartë në Parlament, por kjo s’është fitore absolute, por është relative. Ky rezultat doli si rezultat i bashkëpunimit të partive të qendrës me partitë e majta, që ishte më tepër një votë për të bllokuar ekstremin e djathtë që të vinte në pushtet. E majta përbëhet nga disa formacione, ku janë komunistët, janë ‘Të panënshtruarit’, të blertët, dhe forca më e madhe socialistët.

Megjithatë cili do të jetë kandidati i përzgjedhur i të majtës, ky do dalë në dy forma, ose nëpërmjet një konsesusi mes të majtës, ose përmes një votimi brenda të majtës. Po ashtu pretendime ka edhe e djathta për një kandidat të saj. Të gjitha qeveritë europiane janë shprehur me superlativa, duke falenderuar zgjedhësit francezë, duke i bërë bllokadë ekstremit të djathtë. Shumë kohë më parë Le Pen dhe Bardella thanë që e mendonin edhe ta nxirrnin Francën nga BE, apo të dilnin nga monedha euro. Shqipëria do të ngelej jashtë inkuadrimit në BE, dhe jashtë zonës Shengen. Mund të kishte edhe një rishqyrtim të Francës për pavarësinë e Kosovës, nëse do të vinte ekstremi i djathtë në pushtet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy