Janë djegur gjatë orëve të natës disa kamionë me të cilët ishte bllokuar një rrugë në Mitrovicën e Veriut.
REL ka kontaktuar Policinë e Kosovës mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Kamionët ishin vendosur në rrugën “Shkëmbi i Dudë” më 27 dhjetor, kur grupe të serbëve vendosën barrikada të reja në rrugët e veriut.
Kujtojmë që sot pritet që pas 20 ditësh bllokim të largohen barrikadat nga rrugët e katër komunave veriore Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Lajmi u komunikua dje nga Presidenti Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.



