Meksi replikon me Bejkon: U bëtë ndihmesë për Veliajn, po i jepni mundësi PS-së të manipulojë votat! (VIDEO)

Meksi replikon me Bejkon: U bëtë ndihmesë për Veliajn, po i jepni mundësi PS-së të manipulojë votat! (VIDEO)

Avokati Redon Meksi replikoi në MCN Live me kandidatin e PD-së zyrtare për bashkinë e Tiranës Roland Bejko. Meksi thekson se qëndron pjesa që duhet një frymë e re, por ajo s’bëhet duke mbajtur peng përmes gjykatës partinë e vjetër. Meksi thotë se demokracia fitohet përmes votës, çka nuk është kërkuar nga grupimi Alibeaj brenda PD.

Kemi pasur një sondazh në 6 mars, tregoi edhe peshën e logos së PD, sa vlerë kishte në fund, kur logoja është marrë në atë formë që s’është marrë. Z.Bejko thotë një të vërtetë që s’e thotë askush tjetër, që s’futem në këtë garë për të fituar, por për të rregulluar PD duke i prishur punë Berishës. Qëndron pjesa që do duhet një frymë e re, por kjo s’bëhet duke marrë partinë e vjetër peng me ndihën e gjykatës. Këta nëse do donin të reformonin PD-në, këta shumë mirë mund ta bënin aty brenda. Jorida Tabaku ka dy vjet që s’mban asnjë nga krah. Besoj që po e sheh veten si kryetare të ardhshme, s’do të bëhet pis, le të vriten këto dy palët dhe unë të dalë nga pas, që s’besoj se do ta arrijë, sepse profili i liderit kërkon që të përplasesh. Unë di që demokracia fitohet me votë, kushdo nga ju që do mundë Berishën do jetë kryetar i partisë. Gjykata s’u ka dhënë vulën juve, ka kthyer çështjen në 11 dhjetor. Ju kërkuat të bëhet procesi pa Berishën brenda, s’e keni atë të drejtë. Do t’ua marrë vulën se s’keni anëtarë”.

Duke iu drejtuar Bejkos, Meksi tha se po i jepet mundësi PS-së të manipulojë votat sepse PD e Berishës s’do ketë komisionerë dhe numërues.

Kam një pyetje për z.Bejko: A i keni anëtarët e komisioneve dhe numëruesit?! Keni edhe 61 kandidatët? I paskeni 800 vota të sigurta në Tiranë! Me këtë që bëtë i dhatë gjithë mundësinë PS-ja të manipulojë votat si të ketë dëshirë, sepse PD që ka votat s’do ketë komisionerë dhe numërues. PD është ajo që votat e anëtarësisë së aj. Mund ta japi Yuri, Edi, Veliaj, kush të dojë, anëtarësia vendos. Ju s’keni anëtarë. 250 mijë studentët që do akomodoni ku do i gjeni?! Do sillni 250 mijë të rinj të tjerë me politikat tuaja?! Baza e amerikanizmit është vota.  Ti thua jam pakicë, por s’më prish punë se ma ka dhënë Yuri! Ti s’ke kandidatë në 61 bashki, jeni pakicë. Për të luftuar Berishën ju u bëtë alibia e Berishës në Tiranë, ose ndihmesë për Erion Veliajn! Pastaj këtu kandidon Belindi jo Berisha. Mua personalisht do më vinte turp të dilja me Enkelejd Alibeajn në fushatë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy