Gjykata e Përmetit ka pezulluar punën deri në një njoftim të dytë, pasi disa punonjës kanë rezultuar pozitiv ndaj covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga kancelarja e gjykatës Orjana Dervishi, e cila konfirmoi pezullimin e të gjitha çështjeve gjyqësore të planifikuara ditën e sotme dhe javës në vazhdim si dhe shërbimet ndaj publikut.
Pjesëtare të administratës gjyqësore të kësaj gjykate janë konstatuar me Covid-19 dhe për rrjedhojë aktiviteti i kësaj gjykate për ditët pasuese është i pamundur. Dyert e Gjykatës së Faktit në Përmet do të rihapen në datën 13 dhjetor duke rifilluar procesin normal të funksionimit të këtij institucioni.



