Gjykata do të vendosë sot masat e sigurisë për 4 protestuesit e arrestuar gjatë protestës së PD-së para Kryeministrisë. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije se Prokuroria nuk ka kërkuar arrest me burg. Të pranishëm në gjykatë janë deputetë të PD-së dhe jurist, të cilët e konsiderojnë arrestimin e protestuesve si politik.
“Pas pak minutash Gjykata Penale pritet të nisë vlërësimin e masave të sigurisë për Albi Kryeziu, Erlis Sina, Xhekson Dedaj dhe Artan Hysenaji, janë 4 nga 6 protestuesit e shoqëruar në polici, për të cilët policia ka bërë një referim me masën “arrest me burg” për tubim dhe veprime të paligjshme. Përdorimi i molotovëve me argumentin e shkatërrimit të pronës publike ka bërë që ata të arrestohen. Deputetë të PD-së edhe juristët, mes tyre dhe avokati Marash Logu që janë të pranishëm për të përfaqësuar të arrestuarit me argumentin se i gjithë arrestimi i tyre është politik dhe s’ka asnjë arsye që ata të arrestohen. Prokuroria nuk ka kërkuar që ata të mbahen në arrest me burg, gjithsesi do jetë gjyqtari Gentian Jaholli që do vlerësojë masat e sigurisë. Hedhja e molotovit është konsideruar e paligjshme, por sipas protestuesve gjithçka është brenda kuadrit dhe s’ka pasur asnjë lëndim dhe prishje të pronës publike, dhe tubimi ka qenë i njoftuar brenda ligjit. Tre punonjësit e policisë të lënduar, janë edhe ndër provat e referimit të policisë”.



