
Në datat 17-18 maj të këtij viti do të organizohet për të tretin vit radhazi Tirana Throwdown.

Organizatori Erion Maksuti, tha në studion e MCN Informacion se Tirana Throwdown është një nga eventet sportive më të mëdha në vend, madhe dhe në të gjithë rajonin e cila mbledh atletë nga shumë vende të botës,
Maksuti tregoi se në qendër të këtij kompeticioni është disiplina e crossfit.
Tirana Throwdown është një nga eventet sportive më të mëdha në vend dhe mund të themi një nga eventet sportive më të mëdha në të gjithë rajonin. Është kompeticion prestigjioz që mbledh atletë nga shumë vende të botës. Vitin e dytë të tij, kishte atletë pjesëmarrës nga 19 shtete të ndryshme të botës. Rreth 255 atletë të cilët garuan në disiplinën e crossfit, e cila është një disiplinë e relativisht e re sportive në raport me të gjitha disiplinat e tjera sportive.
Kjo si disiplinë është ndërthurje e disiplinave peshëngritje, gjimnastikë, atletikë. Në thelb të saj ka ekzekutimin e ushtrimeve të ndryshme të këtyre disiplinave në një intensitet të lartë në një kohë të caktuar. Të gjithë atletët që e performojnë këtë lloj disipline vihen në intensitetin e kohës dhe trysnin e kohës për të performuar sa më shpejt sipas standardeve që secila disiplinë ka.



