Mitsotakis para banorëve të Himarës: Mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE, ju jeni një gur lidhës

Mitsotakis para banorëve të Himarës: Mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE, ju jeni një gur lidhës

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pasi ka mbërritur në Himarë, po zhvillon një takim me banorët ku është pritur me flamuj grekë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri grek u shpreh se do të jetë mbështetës i Shqipërisë në Bashkimin Europian, por kushti i tij është që Shqipëria të siguroj çdo të drejtë të komunitetit grek në vendin tonë.

Mitsotakis ka falënderuar të pranishmit, duke iu drejtuar si miq, të dashur dhe ka kujtuar se ata përbëni një gur në lidhjen mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Është një moment i veçantë për mua, sepse unë akoma kujtoj vizitën e babait tim në 1991. Është një nder i veçantë. Falënderoj himarjotët që kanë mbajtur të ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në zemrat e tyre. Greqia është dhe do mbetet një mbështetës i përhershëm i minoritetit grek, për të gjitha kërkesat e tyre që janë të drejta. Dua që të dinë që edhe unë isha, jam dhe do jem mbështetës i Shqipërisë në BE. Detyrim i Shqipërisë është që të respektoj të drejtat tuaja të plota. Në të drejtën që fëmijët tuaj dhe nipërit të mësojnë greqisht siç po e bëni, apo edhe në të drejtën e pasurisë. Dhe besoj se të gjitha këto do zgjidhen dhe ua garantoj unë personalisht. Qeveria greke është pranë jush dhe këtë do ta bëjë. Ju përbëni dhe një gur në lidhjen mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kryeministri grek Mitsotakis pritet të zhvillojë takime me minoritarët grekë në Finiq dhe Dropull. Kjo është vizita e dytë e Mitsotakis në Shqipëri brenda një harku të shkurtër kohor prej dy javësh, por kësaj here zyrtarisht i kushtohet çështjes së minoritetit grek në Shqipëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy