
Pas kundërshtimeve nga ndërkombëtarët për tarifën 100%, e vendosur nga Prishtina për Beogradin, kundër është shprehur edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
Ky fakt mesa duket nuk është pritur mirë nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ky i fundit teksa e ka vlerësuar masën ndëshkuese si tepër pozitive, ka thënë se në raport me Serbinë edhe Shqipëria duhet të ndjekë të njëjtën politikë.
Në prag të mbledhjes së dy qeverive me 26 nëntor në Pejë, Kurti marrëveshjen me Shqipërinë e shikon me skepticizëm. Sipas tij dhjetra marrëveshje janë nënshkruar, por pavarësisht kësaj këto akte nuk tregojnë asnjë lloj afrimi mes vendeve. Kurti tha se ato nuk gjejnë zbatim.
Kreu i Vetëvendosjes nuk ka kursyer as akuzat për të dyja qeveritë, duke thënë se në aspektin tregtare të dy vendet tregojnë prapambetje.
Sakaq, delagacioni shqiptar është nisur për në Kosovë, dhe në takimin me qeverinë e Kosovës, do të diskutohet për lehtësira doganore, që qarkullimi i mallrave mes vendeve, por do të diskutohet edhe për tarifën e rrugës së Kombit, që është kundërshtuar vazhdimisht nga Prishtina zyrtare.



