Ditën e djeshme SPAK dhe BKH kanë kryer kontrolle tek zyrat e Samir Manes, dhe ka sekuestruar aparatin e tij celular. Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studio e MCN Live, tha se ndaj Manes nuk ka prova, por emri i tij përmendet nga palë të tjera që pretendojnë se i kanë dhënë biznesmenit 1-3 milionë euro për të ndikuar në marrjen e një lejeje ndërtimi në Green Coast.
Procedimi penal nuk është vetëm ndaj 20 personave për të cilët gjykata ka pranuar një masë sigurie, pro vijon të jetë i hapur. Sa i përket investimeve në Green Coast rezulton se dokumenti i parë fizik për të cilin prokuroria ka mundur të mbledhë prova është ndërmjet kompanisë së biznesmenit Samir Mane dhe biznesmenit Artur Shehu.
Në këtë dosje flitet dhe për një pretendim të palëve në biseda që i kanë dhënë 1-3 milionë euro biznesmenit Samir Mane për të ndikuara në marrje e një lejeje ndërtimi e zhvillimi në Green Coast në pjesën e “Green Coast 4”. Nuk ka një provë se në të kundërt do të kishte masë, por kjo nuk ka përjashtuar interesin e SPAK dhe BKH për verifikime të thelluara çka ka bërë që në fundjavë të kemi kontroll të sendeve personale dhe marrjes së celularit, për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me korrupsion, bashkëpunim, apo pretendim të palëve.



