Atentati në Shën Petërsburg/ Identifikohet autori, arrin në 14 numri i viktimave

Atentati në Shën Petërsburg/ Identifikohet autori, arrin në 14 numri i viktimave

Një 22-vjeçar nga Kirgistani dyshohet se është autori i sulmit që u mori jetën 14 personave dje në metronë e Shën Petërsburgut, në Rusi, raportojnë mediat vendase. Ndërkohë, është lënë i lirë një person me mjekër, i cili ishte kapur nga kamerat e metrosë.

Mbrëmjen e djeshme, presidenti Putin ka vendosur kurora me lule në vendin e shpërthimit. Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shprehur ngushëllimet homologut të tij, ndërsa i ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar kundër terrorizmit. Rusia ka shpallur tri ditë zie për ngjarjen.

Atentati ndodhi dje në Shën Petërburg, qytetin e lindjes së Putinit, ndërkohë që ky i fundit po bënte një takim në të njëjtën zonë me kolegun bjellorus Alexander Lukashenko. Zyrtarisht, policia ruse konfirmoi dje vdekjen e 11 personave, 45 të plagosur, mes të cilëve 13 rëndë.

Autori i sulmit dyshohet të jetë një kamikaz me origjinë kirgise.

Hetuesit rusë janë përqendruar në pistën e terrorizmit me origjinë islamike ose nacionaliste. Në bazë të pamjeve të kamerave të metrosë, atentatori është identifikuar si Maxim Arishev, 22 vjeç. Por për të konfirmuar këtë duhet përgjigjja e analizës së AND-së.

Ndërkohë, policia ka shmangur një tjetër shpërthim akoma më të rëndë. Policët rusë kanë gjetur një bombë më të fuqishme të instaluar në bombolën që përdoret për fikjen e zjarrit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy