Stoltenberg: Duam të shmangim luftën me Rusinë

Stoltenberg: Duam të shmangim luftën me Rusinë

NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë sepse dëshiron të shmangë luftën me Rusinë, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ai tha se që nga shpërthimi i luftës, NATO ka "forcuar ndjeshëm mbështetjen e saj për Ukrainën, në mënyrë që të ruajë të drejtën për vetëmbrojtje", raporton TASS.

"Përgjegjësia kryesore e NATO-s është të mbrojë të gjithë aleatët dhe të parandalojë përshkallëzimin e kësaj lufte. Ne nuk duam të provokojmë një konflikt, por ta parandalojmë atë dhe të ruajmë paqen", tha Stoltenberg.

Ai tha se që nga viti 2014, vendet anëtare të NATO-s kanë shpenzuar tashmë dhjetëra miliarda dollarë për trajnimin dhe pajisjen e ushtrisë ukrainase.

Stoltenberg shtoi se vendet anëtare të Aleancës filluan të forcojnë sigurinë e tyre atë vit dhe se 40 000 ushtarë janë aktualisht nën komandën e NATO-s pranë kufijve me Rusinë, në "mjete të rëndësishme ajrore dhe detare, dhe se 100 000 të tjerë janë në gatishmëri të lartë".

NATO,  tha ai, i konsideron të gjitha ato përgatitje si “masa parandaluese” me qëllim që të eliminohet çdo mundësi keqkuptimi apo vlerësimi i keq në Moskë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy