Berisha rikandidon i vetëm për kreun e PD-së/ Shehi: Demokratëve duhej t’u kursehej ky teatër zgjedhor

Berisha rikandidon i vetëm për kreun e PD-së/ Shehi: Demokratëve duhej t’u kursehej ky teatër zgjedhor

 

Vetëm një kandidat në garë për drejtimin e Partisë Demokratike. Në zgjedhjet e 23 majit do të kandidojë vetëm Sali Berisha, pasi kandidatët e tjerë të mundshëm janë skualifikuar nga procesi.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ish-deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi, e cilësoi procesin një “teatër zgjedhor”, duke thënë se rezultati ishte i paracaktuar.

 

Unë nuk e kuptoj gjithë këtë zhurmë, sepse nuk ka asnjë vlerë reale politike. Dihet që doktori do të jetë dhe ai do të zgjidhet.

Do të ishte më e ndershme që demokratëve, të cilët do të votojnë dhe do të marrin pjesë në kongres, t’u kursehej ky teatër zgjedhor dhe të mbyllej kjo histori. Përndryshe duket sikur njerëzit merren për budallenj. Ai është dhe ai do të zgjidhet, ky është realiteti politik.

Nuk jam dakord me këtë realitet, por ky është.

Merr një nga deputetët dhe vëre paralel që të paktën korniza e kësaj të mbyllet nga ana formale. Ka atje 50 deputetë që mund ta bënin. Nuk i prishte punë askujt.

 Për të qenë demokratike ato do duhej të ishin zgjedhje me kundërshtarë. Salianji p.sh. Po si duket atij kjo nuk i leverdis. Nuk është puna që ata duan Salianjit, ato janë tregues që këta nuk duan Berishën. 

Do identifikohet grupi që nuk është më përqark kryetarit. 

Kështu si e kanë sjellë më mirë ta mbyllin dhe ti rikthehen politikës. Ta mbyllin këtë histori dhe shyqyr që mbyllet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy