Dyshohet se abuzoi me vajzën 15-vjeçare të bashkëjetueses/ Lihet në burg 37-vjeçari. Partnerja e tij fajëson të bijën! (VIDEO)

Dyshohet se abuzoi me vajzën 15-vjeçare të bashkëjetueses/ Lihet në burg 37-vjeçari. Partnerja e tij fajëson të bijën! (VIDEO)

Gjykata e Elbasanit ka lënë në masën “arrest me burg” 37-vjeçarin me inicialet B.B. i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht një 15-vjeçare, vajza e bashkëjetueses së tij. 

 

Korrespondentja Entela Duka mëson nga seanca me dyer të mbyllura se autori i dyshuar ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale, por sipas tij me dëshirën e të miturës. Ndërkohë nëna e 15-vjeçares ka fajësuar të bijën për ngjarjen, dhe jo bashkëjetuesin e saj. 

 

Është mbajtur sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 37-vjeçarit, shtetasi B.B., që dyshohet se ka abuzuar seksualisht ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij. Ai rezulton të jetë njerku i 15-vjeçares. Gjatë seancës së mbajtur sot në Gjykatën e Elbasanit, me dyer të mbyllura, kanë qenë të pranishëm të gjithë protagonistët e ngjarjes. Vajza 15-vjeçare që rezulton të ketë qenë e abuzuar për 4 muaj nga njerku i saj. Ka qenë ky i fundit, dhe nëna e 15-vjeçares. Pasi janë dëgjuar protagonistët, në fund gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 37-vjeçarin. 15-vjeçarja sikundër deklaroi edhe në denoncimin e saj të para tre ditëve në Policinë e Elbasanit, se është abuzuar nga njerku prej 4 muajsh. Njerku ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, por se ajo s’ka kundërshtuar, ose se ka qenë me pëlqimin e të miturës. Nëna e 15-vjeçares ka deklaruar se fajtore për ngjarjen është 15-vjeçarja dhe jo bashkëjetuesi i saj. Aktualisht mbetet në burg personi që dyshohet se ka abuzuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy