The Guardian: Pas agresionit serb, Kosova kërkon ndihmë nga BE-ja dhe SHBA-të

The Guardian: Pas agresionit serb, Kosova kërkon ndihmë nga BE-ja dhe SHBA-të

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka shkruar homologëve të tij në Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera ku ka denoncuar, siç ka thënë ai “një numër veprimesh dhe aktesh të agresionit, nga Serbia”.

Hoxhaj ka kërkuar nga BE-ja, që është lehtësuese e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë, që të kërkojë nga Serbia të përkushtohet në përmirësimin e raporteve, thuhet në një shkrim të The Associated Press, i botuar në The Guardian.

“Republika e Kosovës inkurajon, nxit, Bashkimin Europian të kërkojë nga Serbia të qëndrojë e përkushtuar në raportet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit regjional dhe jo të ndërhyjë në zhvillimet e brendshme të një vendi tjetër, ose të ndërmarrë aksione provokuese që çojnë në destabilizimin e regjionit”, ka shkruar Hoxhaj në një letër trefaqëshe.

Nuk bëhet e ditur se me çfarë parametrash janë zgjedhur shtetet që u janë dërguar letrat, pos që janë përmendur “BE-ja, SHBA-ja dhe vende të tjera”.

Hoxhaj ka shkruar edhe se incidenti me trenin ishte “ngjarja e fundit në vazhdën e akteve agresive e provokative që Serbia ka ndërmarrë kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, transmeton Klan Kosova.

Hoxhaj po ashtu, në adresimin e tij ka përmendur arrestimin dhe mbajtjen e Haradinajt në burgun e Francës si pasojë e fletarrestit serb në Interpol dhe murin në Veri.

Ministri kosovar në letrën e tij ka shtuar se “Prishtina ka reaguar me maturi politike dhe në pajtim të plotë me ligjet ndërkombëtare kur i është përgjigjur kërcënimeve të shumta të Serbisë, me dialog paqësor dhe metoda diplomatike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy