Takimi historik, Kim Jong-un kalon kufirin pasi do të takohet me homologun e tij koreano Jugor

Takimi historik, Kim Jong-un kalon kufirin pasi do të takohet me homologun e tij koreano Jugor

Kim Jong un do të jetë i pari lider koreano-verior që do të shkelë në tokën koreano-jugore që nga fundi i luftës mes koreve në 1953, ndërsa detajet përfundimtare të samitit, janë vendosur tashmë.

Koreja e Jugut tha se presidenti Moon Jae In do të presë personalisht Kim Jong un në kufi, në orën 09.30 minuta mëngjesin e së premtes. Samiti historik do të përqendrohet në treguesit e fundit të Veriut që mund të jetë e gatshme të heqë dorë nga armët e saj bërthamore.

Kim është vendosur të kalojë vijën e demarkacionit ushtarak - një shenjë e përcaktuar qartë e kufirit zyrtar të tokës ndërmjet territoreve. Megjithatë, ai do të mbetet brenda Zonës së Demilitarizuar.

Të dy liderët do të kenë një pushim pas sesionit të parë dhe do të drekojnë ndarazi, me delegacionin koreano-verior që do të kthehet prapa në anën e tij të kufirit. Ndërkohë pasdite, Moon Jae in dhe Kim Jong un do të mbjellin një pishë, duke përdorur dhe e ujë nga të dyja anët e vendit, çka do të simbolizojë paqen dhe prosperitetin raporton BBC.

Pas kësaj, do të ketë një tjetër raund bisedimesh, ndërsa samiti do të përmbyllet me liderët që nënshkruajnë një marrëveshje dhe mbajnë një deklaratë të përbashkët, përpara darkës.

Kim Jong un do të shoqërohet nga nëntë zyrtarë, përfshirë të motrën, që udhëhoqi delegacionin e veriut në lojërat olimpike dimërore, më herët këtë vit. Takimi, i treti i këtij lloji, pason ata të viteve 2000 dhe 2007 dhe është rezultat i muajve përmirësimi të marrëdhënieve mes dy Koreve dhe hap rrugën për takimin e planifikuar mes Kim Jong un dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë hodhi dyshime mbi këtë takim të enjten duke thënë në një intervistë me Fox News se ndoshta takimi mund edhe të mos zhvillohet. Ai po ashtu tha se po konsideronte tre ose katër data, si edhe pesë vende të mundshme, nëse do të vijohet me planin.

Kim njoftoi javën e kaluar se do të pezullojë testet bërthamore. Ky vendim u mirëprit nga SHBA dhe Koreja e Jugut si një hap pozitiv, megjithëse studiuesit kinezë kanë treguar se vendi i testimit bërthamor i Koresë së Veriut mund të jetë i papërdorshëm pas shkatërrimit në testin e tij të fundit në shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy