Ish- deputeti i PD, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se protesta e PD të shtunën i ngjante më shumë një tubimi, pasi u mbajt fjalim 2 orë dhe më pas u protestua vetëm 15 minuta.
Sipas Murrizit protesta do të kishte më shumë efekt nëse të enjten PD nuk do e kishte votuar Bordin e Paqes, kjo pasi nuk mund të veprohet duk e votuar të enjten Ramën dhe më pas të ftohen qytetarët për të rrëzuar atë të shtunën.
“Pritshmëritë para protestës thuhet që janë të tilla dhe pastaj mbajnë 2 orë fjalime me 15 minuta protestë e vërtetë, nuk rrëzohet qeveria ashtu.
Opozita ka mision të protestojë çdo herë, megjithëse ajo e të shtunë s’ishte protestë, por tubim. Ndoshta besojnë që rrëzimi i qeverisë vjen nga faktori ndërkombëtare, por unë besoj që rrëzimi vjen duke ngritur qytetarin shqiptarë duke u mbështetur nga faktori ndërkombëtarë.
Ti bënë ligj me Ramën dhe i jep votën atij të enjten dhe më fton të rrëzojmë të shtunën. Ishte një zjarr që u tentua të ndizej në një ferrë të lagur. Do të kishte më shumë efekt nëse opozita nuk do e votonte të enjten për Bordin e Paqes."



