Moska largon gjeneralin Mizintsev, "kasapin e Mariupolit"

Moska largon gjeneralin Mizintsev, "kasapin e Mariupolit"

Ushtria ruse ka zëvendësuar gjeneralin e saj më të lartë, përgjegjës për logjistikën, në funksion të kundërsulmimit të pritshëm nga Kievi.

Konfirmimi vjen pasi prej ditësh kanë qarkulluar zëra për shkarkimin e gjeneralit Mikhail Mizintsev, i njohur si "kasapi i Mariupolit" për rolin e tij në rrethimin e qytetit portual një vit më parë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Alexei Kuzmenkov, një ish-zyrtar i Gardës Kombëtare, zëvendësoi Mizintsev. “Kuzmenkov është emëruar në detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes së Federatës Ruse, i ngarkuar me mbështetjen logjistike të Forcave të Armatosura”, thuhet në njoftim. 

Megjithatë, arsyet pse Mizintsev u zëvendësua pas vetëm shtatë muajsh në detyrë nuk janë specifikuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy