“Fuqia punëtore problem kritik”, Sota: Ndarja e plazheve 70% privat dhe 30% publik do të ekuilibrojë çmimet dhe ofertat (VIDEO)

“Fuqia punëtore problem kritik”, Sota: Ndarja e plazheve 70% privat dhe 30% publik do të ekuilibrojë çmimet dhe ofertat (VIDEO)

Kryetari i shoqatës "Arta", Ervin Sota, përmes një lidhje “Skype” për MCN ka folur për sfidat kryesore që po përballen bizneset dhe autoritetet vendore në prag të sezonit turistik në Vlorë.

Ndarja e hapësirave në plazhe mbetet një çështje e debatueshme, ku ai ka theksuar nevojën për më shumë plazhe publike për të balancuar ofertën turistike. Ai tha se bashkia Vlorë ka vendosur që plazhi të ndahet në 70% e hapësirës për hotelet dhe 30% plazh publikë.

Nga ana tjetër, mungesa e fuqisë punëtore po detyron bizneset të rekrutojnë punëtorë nga jashtë vendit, ndërsa pastërtia dhe trajtimi i ujërave të zeza mbeten ndër shqetësimet kryesore. Sota gjithashtu ka komentuar mbi çmimet e shezlloneve dhe akomodimit, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një tregu të drejtë për të gjithë.

Intervista e plotë:

-Së pari a është gati Vlora për të nisur sezonin turistik?

Vlora çdo sezon është gati dhe madje është gati të mos e mbylli më. Këtë vit nuk është vetëm pjesa e plazheve, por pjesa tjetër do menaxhohet nga bashkia e qytetit. Vlora këtë vit ka qenë në një proces duke rregulluar rrugët. Problemi kryesor le të themi ngelet infrastruktura dhe na është premtuar që deri në maj do jetë brenda standardeve të duhura.

-Në çfarë faze është zbatimi I rregullores së re në bregdetin e Vlorës?

Është në fazën pothuajse përfundimtare dhe hotelet kanë marrë pjesën e tyre dhe për punë ditësh do të jetë e përfunduar. Në këtë drejtim do të thoja që çdo gjë është gati dhe mund të shtoja këtu pjesën që mund të frenojë pak është pjesa që jemi në një fushatë që mund të ndikojë. Tani që po flasim shumica duhet të ishin rregulluar sepse turistët e huaj kanë filluar të na vizitojnë që tani. Këto janë arsyet që akoma nuk i kemi parë çadrat edhe shezllonet e hapura.

-Sa e realizueshme është kjo rregullore, nëse kemi parasysh vijen bregdetare të Vlorës dhe bizneset që janë pranë saj?

Është menduar që 70% të jenë të privatit dhe 30% të publikut. Por unë kam këmbëngulur edhe më parë që pjesa publike të jetë pak më e madhe që të sjellë një zgjedhje më shumë për masën. Kemi diskutuar edhe për çmimet që në pjesën e Lungomares të jetë 3-5 euro dhe është një ofertë shumë normale. Një pjesë do të ngelet plazh i lirë dhe do jetë në varësi të zgjedhjes së qytetarëve. Kjo do të ekuilibronte çmimet në treg. Sepse në një moment kur kemi nga falas, në çmim social edhe tjetra varet nga ai që e menaxhon.

Vlora nuk ka patur problemet që kanë patur qytetet e tjera sepse është një qytet me specifikat. Ka një nonsense për bizneset që kanë marrë lejen sepse ata kanë investuar për atë pjesë të plazhit që mendonin se do ta kishin gjithmonë.

-Sa biznese janë të rregullta në vijën e parë të plazhit dhe sa prej tyre nuk plotësojnë kushtet dhe që duhet të ndërhyhet?

Në vijën e parë të plazhit janë kryesisht bizneset që janë shumë korrekte përsa i përket ligjit, tatimeve dhe pushtetit lokal. Është e vërtetë që përsa i përket pjesës së evazionit fiskal edhe për këtë kemi bërë thirrje që të shtrihet më gjerë që të mos jetë një konkurrencë e padrejtë. Duhet të jetë e shtrirë më gjerë që konkurrenca të jetë e drejtë dhe të gjithë të “luftojnë” me armë të barabarta sipas ligjit.

-A ka ndryshim në kapacitetet akomoduese këtë sezon? Sa turistë është e gatshme të pres Vlora?

Është e pamundur të llogaritet shifra e saktë e turistëve dhe ka dhe biznese që nuk janë regjistruar dhe Vlora nga viti në vit është duke u shtuar edhe më shumë akomoditet dhe janë shtuar investimet në hoteleri. Hotelet kanë një interes mjaft të lartë kundrejt viteve të shkuara përsa i përket ndërtime të reja. Pra gati gjysma e ndërtesave që po ndërtohen janë kthyer në hotele sepse janë një biznes që ka fitime.

-Ndërkohë flasim pak për çështjen e trajtimit të ujërave të zeza. Në çfarë faze ndodhet si problematikë?

Çështja e ujërave të zeza jemi në gjyq dhe kemi paditur ministrinë e Turizmit dhe Infrastrukturës për shkak të imponimit të impianteve të çdo biznesi. Ne i kemi hedhur në gjyq të gjitha shoqatat. Nuk mund ti kërkosh një biznesi që të vendos impiantin pasi ato mbetje prapë në ato ujëra do të hidhen dhe kjo nuk bënë sens.

-A kanë nisur bizneset të rekrutojnë fuqi punëtorë nga jashtë vendit dhe nëse po nga cilat vende?

Tashmë ka mbi dy vite që ka kërkesë rekrutimesh nga jashtë. Ekonomia duhet të qëndrojë brenda vendit tonë, por nuk ka fuqi punëtore.

-Z. Sota, pak ditë më parë kryeministri Rama gjatë një takimi që zhvilloi me shqiptarët që punojnë në Greqi u bëri thirrje atyre të kthehen në vend dhe të punojnë në fushën e turizmit. Tha se në një sezon një I punësuar në Sarandë mund të largohet prej andej me 30 deri ne 40 mijë euro. Si e lexuat ju deklaratën e Ramës?

Kur thashë që duhet të thithim shqiptarët në vendin tonë duhet ti qartësojmë shumë. Kemi kërkuar këtë gjë me ngulm, përsa i përket pjesës së rrogave Vlora ofron punë 12 mujore dhe tendenca është që deri në një masë të caktuar dhe pak a shumë kjo sjell një stabilizim të pagave. Po ju marrë një shembull, duke filluar që nga kuzhina dikush që është profesionalizuar ka rrogën 1 deri në 2 milionë e gjysmë në muaj, madje një çift që punonte çift në kuzhinë ka kërkuar 8 milionë lekë në muaj dhe është arritur marrëveshja për 7 milionë.

Ndërkohë një kamerier në Vlorë paguhet deri në 1 milionë lekë dhe sigurisht pjesa e bakshisheve është pjesë tjetër. Sanitaret janë rritur konsiderueshëm ku rroga shkon nga 700-800 në muaj. Përsa i përket jugut aty ndoshta abuzohet pak me mënyrën sesi shprehen pasi ata janë sezonalë dhe punojnë vetëm disa muaj dhe ata automatikisht dyfishojnë pagën.

Është pagë evazive paga që thotë Rama, por nëse flasim për kuzhinierët po mund të arrijë të shkojë paga deri në 40 mijë euro për sezon jugu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy