Tahiri: Përdorimi i drogës është kthyer në një trend nga të rinjtë

Tahiri: Përdorimi i drogës është kthyer në një trend nga të rinjtë

Mjeku toksikolog Andrin Tahiri i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”  tha se drogërat më të përdorura në Shqipëri janë marijuana, kokaina dhe drogërat sintetike që përdoren nëpër festa.

Sipas mjekur problemi është se droga është kthyer në një trend nga të rinjtë dhe këta të fundit janë ata që e përdorin më shumë atë.

“Indicet janë në vitet 96 dhe po të bësh një llogari nuk janë pak vite dhe gjithë kjo gjullurdi e madhe ka kaluar në probleme të tjera. Drogërat që përdoren më shumë janë marijuana se është më e lirë, kokaina për njerëzit që kanë buxhet. Heroina, drogërat sintetike. Periudhën e fundit është ky trendi I “tullumbaceve”.

Ai që vjen kërkon ndihmë mjekësore ose është  rritur dhe e kupton që ka hyrë në rrjet vicioz, ose për adoleshentët vijnë familjarët.

Problem është se ka filluar të kthehet në një trend te të rinjtë.”, tha mjeku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy