Trump i kujdesshëm ndaj Covid-19 edhe në pistën e golfit

Trump i kujdesshëm ndaj Covid-19 edhe në pistën e golfit

Ditët e fundit Presidenti Trump po tregohet mjaft i kujdesshëm me masat mbrojtëse ndaj Covid-19, kujdes të cilin nuk e kishte treguar deri ditën e diel kur u pa me maskë në publik.

Të njëjtin kujdes ka treguar edhe në pistën e golfit. Edhe pse në makinë kishte mjaftueshëm vend për dy persona, ndihmësi është sforcuar për të ruajtur ekuilibrin jashtë mjetit, për të shmangur qëndrimin pranë presidentit, një masë drastike kjo si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Para se të mbërrinte në pistën e golfit në Virxhinia, Trump shkroi në Twitter se ky sport ishte si stërvitje për të.

Që nga dita që u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, Trump ka zhvilluar 276 ndeshje golfi.

Të dielën, Trump u pa për herë të parë me maskë në publik, teksa vizitoi një spital, edhe pse më parë kishte përqeshur kundërshtarin e tij në zgjedhjet presidenciale Joe Biden, për mbajtjen e maskës në daljet publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy