Ka nisur në Elbasan mbledhja e shtatë e përbashkët e dy qeverive.
15 marrëveshje pritet të firmosen sot mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë gjatë mbledhjes së përbashkët që po zhvillohet në Elbasan.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, priti fillimisht homologun e tij, Albin Kurti.
Që në nisje të mbledhjes së përbashkët, Rama, bëri të ditur se me marrëveshjet që do të nënshkruhen sot do të sjellin më pranë bashkëpunimin mes dy shteteve.
‘Do kishim dashur t’ju prisnim me diel. Shpresojmë që ky shi të jetë ogur i mirë. Ky është takimi i 7 i Shqipërisë dhe Kosovës mes dy qeverive. Sot mblidhemi pas dy vitesh, por edhe pasi kemi arritur sidoqoftë kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që janë diskutuar e janë vënë në vijë. Një pjesë janë në rrugën e zbatimit, dhe një pjesë janë zbatuar. Ndërkohë sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmerinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plot mes të dyja shteteve në të gjitha fushat. Sot e sjellim bashkëpunim e dy shteteve më pranë njerëzve. Me vjen mirë që sot angazhohemi për hapjen e pikës kufitare në Shishtavec, rregullimin e trafikut lokal të kufirit dhe lejeqendrimin.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se dy qeveritë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizbiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
“Njohja e sigurimeve shoqërore është një tjetër pikë në këtë takim, marrëveshje tjetër e veçantë për studentët që studiojnë për një njohje të diplomave përmes procedurave online, duke hequr diskercionin e përgjigjes të dëshirës ose mos dëshirës së burokracisë mes dy anëve. Është një marrëveshje inovatore dhe suksesi i saj është si bazë për njohjen e diplomave në të gjithë rajonin dhe gjerë. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është konsideruar prioritet që në krye të herës dhe thellimi në këtë drejtim është detyra jonë. Zbatimi i planit të BE për investime në Ballkanin Perëndimor, për të bashkuar mendjen dhe për të hartuar projektet me impakt për dy vendet. Për punimin e hekurudhës, Tiranë-Rinas-Durrës ne do të nënshkuajmë një memorandum bashkëpunimi për të filluar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës Prishtinë, një ëndërr e kahershme dhe një ambicie e gjithë qeverive këtej dhe andej kufirit, jemi të bindur se në varësi të këtij studimi ne do të duam që bashkarisht të prezantojmë dhe këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i Investimeve”, ka thënë Rama.
Nga Elbasani ku mori pjesë në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Kryeministri Rama tregoi hapat drejt arritjes së një tregu të përbashkët mes dy vendeve.
"Krijojmë kushte shumë më të favorshme për të dyja anët e kufirit për aksesin në tregun e punës, dhe një tjetër hap për një treg të përbashkët, ku shqiptarët mund të studiojnë, punojnë dhe pastaj të dalin në pension pavarësisht vendit gjeografik ku është. Njohja e sigurimeve shoqërore jep një mesazh të plotë për lirinë e ccdo shqiptari për të jetuar e punuar në të anët e kufirit. Të diplomuarit e universiteteve tona shumë shpejt do të kenë njohje automatike diplomash. Hiqet menjëherë një procedurë burokratike e mbuluar me shkresa", tha Rama.
Besoj se këto marrëveshje që firmosim sot, kanë karakteristikë që nuk janë marrëveshje të radhës që rrezikojnë që të ngelen në kalendat greke, por janë marrëveshje të bazuara në arritjen e një përfundimi të përbashkët, por sot është me rëndësi zbatimi me shpejtësi i atyre masave që janë të qarta. E dakordësuam që në Prishtinë, është krijimi i sekretariatit ndërkordinues, që do të jetë ndjekës në detaje i marrëveshjeve të nënshkruara dhe do të raportojë në zyrat e dy kryeministrave, që të realizojmë atë që na ka munguar, shpejtësinë e ndërveprimit për të arritur rezultatin. S’ka pasur mungesë vullneti politik, por ekzekutimi burokratik i këtij vullneti, për t’i kthyer në rezultate krejt të reja. Dua të theksoj diçka qe me Albinin e kemi gjetur si emërues të përbashkët në bisedat tona dhe me vjen shumë mirë se çka kemi sot në tryezë, është një shprehje e parë e kësaj dhe uroj që të pasohet në vijimësi në një zinxhir shprehjesh të vullnetit për të ekzekutuar ato që vendosim. Sot nuk jemi në një mbledhje që ka gjithmonë kënaqësinë reciproke që është kënaqësia jonë, që përkthehet edhe për ata që na kanë zgjedhur, por sot më vjen mirë që jemi në një mbledhje konkrete punësh, të materializuar në punë konkrete. Gjëja që kam si mesazh për pjesën këtej tavolinës, si Albini është që prioritet i prioriteteve është që gjithçka që kemi vendosur të jetë në krye të axhendës së punës të ministrave përkatës. Këto fjalë të nënshkruara me vullnet të plotë nga dy qeveritë, mos të mbeten fjalë. Nëse do të punojmë me këtë frymë, siç kemi punuar për të përgatitur këtë mbledhje, në mbledhjen e ardhshme do të kemi rezultate konkrete që s’do të jenë statistika, por rezultate konkrete.”, tha Rama.
Në përmbyllje kryeministri Rama ndau një lajm pozitiv, atë të projektit për një abetareje të unifikuar që do të kurorëzohet vitin e ardhshëm, një vit jubilar për pavarësinë e Shqipërisë.
“Dëshiroj të ndaj një gjë që e di që do të japë kënaqësi, ne kemi dakordësuar në qeveri, që të punojmë që në vitin e ardhshëm, të kemi gati abetaren e unifikuar. Prej vitesh tanimë është një libër që bazuar në ligjin e arsimit që ne kemi është trajtuar si tekst, me shumë alternative. Jemi dakordësuar për një abetare, dua ta ndajmë së bashku këtë objektiv që të kemi një abetare unike të gjuhës shqip në Shqipëri e Kosovë, e më tej në të gjithë trojet. Na duhet një punë cilësore, për një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët. Të krijojmë një libër që të jetë i veçantë e me vlerë të caktuar.
Nga ana e tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke përshëndetur marrëveshjet që janë firmosur mes dy qeverive, tha se esenca e këtij takimi është që fokusi të jetë që projektet të gjejnë zbatim dhe se dy vendet duhet të punojnë si patriot dhe të flasin si diplomatë.
Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, në politikën e sotme, të flasësh për bashkim kombëtar, është nacionalizëm. Nga ana tjetër, të flasësh për integrim në bashkësinë e madhe të Bashkimit Evropian, është diplomaci.
"Unë vij për herë të parë në takimin e përbashkët të qeverisë. Mandatin e parë si kryeministër e mbajtja 4 muaj dhe këtë kamë bërë 8 muaj, pra jam duke përparuar. Të thuash se jemi të lumtur se jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se kemi dy shtete se jemi më të fortë është shkurtpamësi, e të thuash se do të bashkoheshim je nacionalist dhe të thuash se do të bashkohesh në BE do të shqyhesh për diplomat. Le të flasim si diplomat dhe të punojmë si patriot. Integrimi i dy shteteve tona është sa strategjik dhe parimor, numri i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësi në zbaritin e tyre. Si patriot duhet ti forcojmë të dy shtete tona, patriotizëm sot është të luftosh krimin, të punosh për lirinë e mediave dhe ekonomi gjithëpërfshirëse..
Bashkëpunimi me njëri tjetrin e kemi detyrë si dhe mbrojtjen ndaj kujtdo. Sa më të njehsuar që jemi në qëndrimin tonë, aq më të fuqishëm do të bëhemi. Jemi dy shtete të shpërqendruar. çdo e mirë e njëri shtetit mund të përcillet te shtetit tjetër çdo veprimtari mund të përcillet në vendin tjetër.
Qytetarëve duhet të vrapojnë në shpejtësi dhe cilësi. Mund të prodhomë më mirë dhe të fitojmë më shumë. Nuk ka përhumbje më të madhe se shpërndaje në linja të paqëndrueshme veprimi. Ne kuptojmë se linja hekurodhore Prishtinë-Durrës është ekologji e tokës në det. Lidhja hekurudhor është me rëndësi ekonomike dhe gjeopolitika pasi rrit shqiptarët dhe forcon rajonin. Me fqinjët kemi të kaluar të përbashkët, por do të ndajmë dhe të ardhmen. Do të lehtësojmë procedurën e marrjes së leje qëndrimit.
Fishta ka thënë "Kemi bajram e pashkë, por kemi shqiptarinë bashkë". Po rrisim bashkëpunim në fushën e drejtësisë. Po lehtësojmë njohjen reciproke të diplomave.



