Cilët janë dy prokurorët që ambasada amerikane u refuzoi vizat

Cilët janë dy prokurorët që ambasada amerikane u refuzoi vizat

Në letrën që Prokuroria e Përgjithshme i ka drejtuar Presidentit Bujar Nishani dhe kryeparlamentarit Ilir Meta, duke i numëruar shantazhet që ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu i bën këtij institucioni, zbulohen edhe prokurorët të cilëve, në formë shantazhi sipas saj, Ambasada u ka refuzuar vizat.

Të parit që ambasada i ka revokuar vizën është kreu i institucionit, vetë kryeprokuroi Adriatik Llalla. Por kryeprokurori nuk është i vetmi, pasi sipas letrës, ambasada e SHBA në Tiranë i ka revokuar vizën, ndër të tjerëve, edhe Drejtorit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, njëkohësisht edhe drejtues i Sektorit të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi. 

Prokurorja Gashi, sipas Prokurorisë së Përgjithshme është i vetmi prokuror magjistrat në këtë institucion, dhe ka mbajtur qëndrime thellësisht profesionale sa i përket paketës ligjore të Reformës në Drejtësi, si edhe ka shprehur opinione për disa problematika në prani të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, si edhe ekspertëve të tjerë vendas dhe të huaj.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy