
Presidenti Joe Biden ka paralajmëruan presidentin Vladimir Putin, se nëse Rusia bën një tjetër hap drejt pushtimit të Ukrainës do të përballet me saksione të rënda.
Nëpërmjet një deklarate për media, Shtëpia e Bardhë ka zbardhur një pjesë nga biseda telefonike mes krerëve të dy shteteve. Në deklaratë thuhet se Biden është shprehur se një pushtim i Ukrainës do të sillte vuajtje dhe kosto të rënda në jetë njerëzish.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë:
Presidenti Biden ishte i qartë se, nëse Rusia ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët tanë do të përgjigjen me vendosmëri dhe do t’i imponojnë Rusisë sanksione me kosto të rënda.
Presidenti Biden përsëriti se një pushtim i mëtejshëm i Ukrainës do të sjellë vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë. Presidenti Biden ishte i qartë me Presidentin Putin se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, ne jemi po aq të përgatitur për skenarë të tjerë.



