Kryemadhi bëri thirrje për bashkim për të luftuar qeverinë e rilindjes së krimit

Kryemadhi bëri thirrje për bashkim për të luftuar qeverinë e rilindjes së krimit

Nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe ka paralajmëruar se vendi ndodhet në një nga momentet e tij më të vështira.

Kryemadhi ka falënderuar gjithë ata studentë që i dhanë vendit shpresën e madhe se bashkë mund të fitohet, sipas saj, jo politikisht, por patriotikisht.

Kryetarja e LSI ka garantuar se kjo parti s’do të tradhtojë kurrë flamurin që valëvitet krenar dhe që qeveria e krimit kërkon t’i uli kokën. Ju qe keni këtu, japim fjalën sot në emër të LSI, votuesve tanë që ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, vendin tonë”.

Sot vendi ka një nga momentet e tij më të vështira, prandaj ne duhet të harrojmë idealin politik, sot e vetmja ideologji që duhet të qarkullojë, jo vetëm në LSI, por në gjithë klasën politike është vetëm një Shqipëria është shtëpia jone, atdheu, familja që duhet të kujdesemi si kujdesemi për shtëpinë tonë. Them sot një përkrahje të madhe për studentët që na dhanë dinjitet, shpresë, por mbi të gjitha na dhanë besim që të bashkuar do të fitojmë, jo politikisht, por për të fituar patriotikisht se sot është në diskutim cështja e vendit. Ju e dini shumë mirë se Shqipërisë iu premtuan 300 mijë vende pune, nuk pamë, por pamë mbi 400 mijë shqiptarë të larguar, por mijëra biznese të mbyllura dhe falimentuara, lot nënash që qanin se nuk kishin mundësi të ushqenin fëmijët”- tha ajo.

Pasi ka numeruar gjithe premtimet e genjeshterta te Rames, Kryemadhi beri thirrje per bashkim te shqiptareve per interesin kombetar, tej dallimeve politike dhe thirje për protesta.

Shtëpia e shqiptarëve është Shqipëria. Për të ndërtuar integritetin e vendit tonë, ky është misioni i të rinjve dhe të rejave. Ky është misioni jonë dhe i nënave shqiptare për të zgjuar atdhedashurinë tek vendi ynë. E ardhmja e Shqipërisë janë ata studentë, ata të rinj. Shqipëria është ajo që kemi më shumë nevojë. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për besim, për lëvizje. Ashtu siç kemi dhe emrin, LSI, le të kthehemi Lëvizja Solidatitet për Integritet. I japim dorën çdo socialisti dhe demokrati, ballisti dhe komunisti, pa parti. Ky uzurpim ka një rrugë për ta ndaluar, bashkimi në rrëzimin e tij. Ne do të marrin përsipër çdosfidë. Në emër të atyre djemve dhe vajzave, unë besoj se Shqipëria ka të ardhme. I lutem Zotit për mëkatet tona, ndaj kësaj të keqe që na ka pushtuar”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy