Qytetari Agron Braçaj nga Durrësi, prej shtatë muajsh ka pësuar një aksident, nga i cili ka mbetur në shtrat. Pas rrëzimit nga tarraca në vendin ku punonte, shtrohet në Spitalin Rajonal të Durrësit. Pas një operacioni që kreu në këtë spital doli në shtëpi, por prej atëherë gjendja e tij u rëndua.
Gjatë qëndrimit të spital por edhe tani i vetmi person që kujdeset për të është e motra, një grua në pension të cilës i duhet të punoj ku të mundet për të mbuluar edhe shpenzimet e vëllait, për banesë me qira, ushqim dhe ilaçe. Mira Bardhi shprehet se ka shtatë muaj që i vëllai nuk kishte bërë një kontroll shëndetësor , kjo për shkak të pamundësisë për ta lëvizur dhe dërguar në spital.
Pas thirrjes për ndihmë, grupi i xhirimit të emisionit "Xhadat" e shoqëroi me makinë drejt spitalit Agronin, për të parë si ishte gjendja e tij, shtatë muaj pas operacionit. Pas grafisë mjeku rekomandoi trajtimin me fizeoterapi , por edhe për këtë nuk kanë mundësi të paguajnë, ndaj ata apelojnë për ndihmë.
Zonja shprehet se edhe gjatë kohës që i vëllai kishte qenë i shtruar në Spitalin e Durrësit, infermieret nuk kujdeseshin për të. Ajo deklaroi se teksa i duhet të punonte, askush në spital nuk e ndërronte. Për këtë shërbim ajo tha se në spital i duhej të paguante çdo ditë nga 10 mijë lekë.Mjeku ortoped, Taulant Bita që është marrë me rastin e Agronit thotë se spitali i Durresit i ka keto mungesa, dhe kur pacientet ndodhen në gjendje të tillë, zakonisht kujdesen familjaret e tyre.
Spitali Rajonal i Durrësit ofroj orare për fizeoterapi por motra e tij kërkon ndihmë për transportin drejt spitalit, pasi ajo nuk ka mundësi financiare. Vetë Agroni bëri thirrje për ndihmë në mënyrë që të ngrihet dhe njëherë në këmbë.



