Shpërthen Majlinda Bregu: Nuk mund të hesht më, PD duhet rindërtuar

Shpërthen Majlinda Bregu: Nuk mund të hesht më, PD duhet rindërtuar

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, është shprehur sërish publikisht kundër bojkotit të zgjedhjeve. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Bregu tha se dalja nga institucionet dhe mospjesëmarrja në zgjedhje e dëmton PD-në.  Ajo theksoi se detyra e çdo demokrati, eshte rindërtimi i PD-së.

“Kam frikë se në mos u shpiktë ndonjë jetë politike në Mars, dalja ose vazhdimi i luftës apo mosbindjes civile jashtë institucioneve nuk e bën PD më të madhe dhe nuk mund të hesht dot e të mos e them këtë shqetësim që kam sot. Shpresoj që ky shqetësim të mos jetë vetëm i imi dhe edhe në qoftë i imi dhe i disa kolegëve të tjerë, nuk e them që kam hallin tim apo të kryetarit të PD, ne do kemi mundësinë të gjejmë një punë, por është halli i atyre demokratëve që sot s’do ndihen të përfaqësuar në parlamentin e ardhshëm. Jam e bindur që 18 qershori s’do jetë ditë zgjedhjesh, nga ana tjetër jam po aq e bindur se 18 qershori s’mund të keqpërdoret nga Edi Rama si të jetë 29 nëntori i Enver Hoxhës. Jam e bindur se pas kësaj situate, detyra kryesore e çdo demokrati është rindërtimi i Partisë Demokratike”, tha ajo.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy