Të shtëna te Komuna e Parisit/ Polici qëllon me armë zjarri 45-vjeçarin

Të shtëna te Komuna e Parisit/ Polici qëllon me armë zjarri 45-vjeçarin

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot te Komuna e Parisit në Tiranë.

Një punonjës policie me inicialet E.G., ka plagosur për motive të dobëta shtetasin L. K., 45 vjeç.

I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy