Shtyhen për nesër konsultimet e presidentit me partitë rreth krijimit të Qeverisë/ Thaçi takon ambasadorët e QUINT-it

Shtyhen për nesër konsultimet e presidentit me partitë rreth krijimit të Qeverisë/ Thaçi takon ambasadorët e QUINT-it

Edhe pse ishte paralajmëruar për ditën e hënën takimet me përfaqësues të partitë politike, Presidenti Hashim Thaçi ka shtyrë takimet konsultative me partitë. Ato pritet të mbahen gjatë ditës së nesërme.

Kjo po ndodhë për shkak se, siç thotë Zyra e President, Kuvendi i Kosovës është vonuar që zyrtarisht ta njoftojë Presidentin për votimin e mocionit të mosbesimit.

“Njoftimi nga Kuvendi ka ardhur të premten në fund të orarit të punës dhe për këtë ka qenë e pamundur që të ftohen për të hënën në konsultime përfaqësuesit e partive parlamentare. Ata do të ftohen nga presidenti në ditët e ardhshme për konsultime”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Ndërkohë, i pari i vendit ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Ata janë parë teksa futen në pjesën e Presidencës që ndodhet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Ky takim me ambasadorët nuk është paralajmëruar fare, ndërkaq takimet me disa prej partive tanimë janë të konfirmuara. LDK, AAK e Nisma janë deklaruar se do të shkojnë në konsultime tek Presidenti Thaci, ndërkohë që PDK nuk ka dhënë përgjigje pa marrë ftesë zyrtare. Lëvizja Vetëvendosje edhe publikisht e ka refuzuar një takim të tillë.

Për këtë të fundit, nisja e takimeve për një qeveri të re është jokushtetuese pasi, sic thonë ata, votimi i mocionit të mosbesimit nënkupton që vendi të shkojë në zgjedhje. Kreu i kësaj partie, tani kryeministër në detyrë, Albin Kurti, i bëri thirrje presidentit që të mendojë për datën e zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy