Manjani komenton lirimin e Lulzim Berishës: Kush hyn në burg, duhet të dalë një ditë

Manjani komenton lirimin e Lulzim Berishës: Kush hyn në burg, duhet të dalë një ditë

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar lirimin me kusht nga Gjykata e Apelit në Durrës të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i akuzuar për përfshirje në disa krime. Manjani u shpreh se nëse ka qenë në kushtet e lirimit me kusht, lirimi i tij është në përputhje me ligjin. Manjani e bëri këtë koment gjatë një interviste në “ORA News”.

“Nëse ka qenë në kushtet e lirimit me kusht, kjo është ligjore. Kjo niset nga sensibilitetet e publikut. Kush hyn në burg, edhe duhet të dalë nga burgu një ditë. Nuk jam unë përgjegjësi, ose nuk kam kompleks që të trajtoj raste të veçanta. Nuk është falur, është ende i dënuar por me kusht. A e ka merituar apo jo, a është me korrupsion apo jo, kjo është çështje konkrete. Gjykatat kanë këtë mision, e bëjnë mirë apo keq..?! Kush ka ankesë për gjykatën unë jam gati ta bëj një inspektim. Unë nga media e kam marrë vesh që është liruar Lulzim Berisha”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy