Cakrani: Drejtësia jonë ka ende problematika, fondet e BE-së për bujqësinë janë përdorur për vila e saraje (VIDEO)

Cakrani: Drejtësia jonë ka ende problematika, fondet e BE-së për bujqësinë janë përdorur për vila e saraje (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në MCN Live ka komentuar fushatën që politika po bënë kundër SPAK duke u ndalur dhe akuzat e Ramës gjatë rubrikës ‘sy më sy’.

Ai tha se drejtësia në Shqipëri ka ende problematika, ka qenë kryeministri ai që ka shtuar zellin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për burgosjen e qytetarëve, prandaj nuk mund ti akuzojë se po mbahen në burg pa gjyq.

Sipas tij këtu është bërë nami me vjedhjen e fondeve, të cilat kanë ardhur për bujqësinë ndërsa këta kanë ndërtuar vila e saraje.

Kryeministri nuk është koherent me ato që ka thënë po ashtu dhe sot që i ka ardhur drejtësia te dera, prandaj nuk duhen marrë seriozisht ato që thotë, por kjo është ana politike e tij dhe ai ashtu ka zgjedhur ta bëjë dhe do të justifikojë shumë arrestime.

Drejtësia e re në bazë të statistikave vetëm 0.2% e personave që gjykojmë marrin pafajësinë dhe vijmë pas Rusisë, pra drejtësia jonë ka problemet e veta. Gjithsesi e kam thënë se drejtësia në Shqipëri ka probleme me performancën, etikën e me radhë, nuk di çfarë ti them kryeministrit por di të them se duhet të jetë i kujdesshëm kur thotë se janë arrestuar pa gjyq.

Pastaj nëse duhet të ishte në një tjetër masë sigurie këtë duhet ta shohim, por pa gjyq nuk mund ta thuash sepse i është bërë, pa gjyq është dënuar vetëm Salianji.

Problemi këtu me drejtësinë janë pa fund, por ti thuash qytetarëve që janë arrestuar pa gjyq Veliaj apo qoftë dhe pedagogët nuk mund ta thash se është turp. Ndoshta kryeministri është duke bërë fushatë dhe e është e drejtë e tij për të manipuluar si të dojë qytetarët.

Rama ka limentuar dhe ka shtuar zellin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të arrestuar qytetarët, prandaj kemi dhe gjendje alarmante në burgje me mbipopullim.

Më tej ai shtoi se këtu nuk është problemi te shuma e vjedhur, por te veprimi kriminal, pasi sipas tij si ka mundësi që kryetari i bashkisë të marrë përgjegjësi penale dhe ata persona që kanë përfituar nga këto firma që ai ka hedhur të mos marrë përgjegjësi.

Situata sot në Shqipëri është kaotike. SPAK kur thuhet shkrihet nuk thuhet shkrihet si institucion këta e kanë problemin me disa individë, sepse prokuroria si institucion është aty. Në të gjithë botën politika nuk kënaqet kurrë me organin e drejtësisë, është konflikt interesi i pastër, politika abuzon, por nuk do të thotë se nuk do punojë prokuroria se godet politika.

Sa i përket fondeve të BE-së, ato janë vjedhur këtu, kanë ardhur për bujqësinë , por janë marrë dhe kanë ndërtuar vila dhe saraje. Këtu janë vjedhur pa frikë fare fondet e BE, i kanë marrë fondet për bujqësinë dhe i kanë çuar në ndërtim, dhe janë ata që janë afër Ramës. Këtu është bërë nami me vjedhjen e fondeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy