Pandemia rrezikon 100 marka orësh zvicerane, por jo ato të luksit

Pandemia rrezikon 100 marka orësh zvicerane, por jo ato të luksit

Kriza e koronavirusit mund të heqë nga tregu rreth 100 marka zvicerane të orëve. Një ekspert i intervistuar nga e përjavshmja në gjuhën gjermane “NZZ am Sonntag” thotë se prodhimi hyri në ngërç gjatë pandemisë dhe tregjet më të rëndësishme të eksportit ranë në kolaps. Mbetet në pikëpyetje nëse turistët me kapacitet blerës do të kthehen në Zvicër, çka mund të ndikojë direkt në këtë industri.

Markat luksoze janë përjashtim. Ato e kanë përballuar krizën shumë më mirë se pjesa tjetër.

Audemars Piguet, Rolex, Patek Philippe ose Richard Mille u përkasin familjeve ose fondacioneve që nuk mbështeten direkt te shitjet. Përkundrazi, këto marka luksoze kontrollojnë prodhimin e tyre në një mënyrë të targetuar, duke krijuar artificialisht mungesa në treg. Rezultati: lista pritjeje për modelet më të kërkuara dhe blerës që paguajnë shtesë për të marrë menjëherë orën e ëndrrave të tyre.

"Edhe në epokën e koronavirusit, këto çmime nuk kanë rënë aspak", tha René Weber, analist në Bank Vontobel, për NZZ am Sonntag. "Në platforma të tilla si Chronext, një Rolex Daytona kushtoi shumë mbi 20 000 franga (21 000 dollarë) në javët e fundit, në vend të 12 500 frangave".

Marka të tjera po paguajnë çmimin e trazirave në tregun kryesor Hong Kong përveç pasojave ekonomike të pandemisë. Eksportet në Hong-Kong u dëmtuan pas shpërthimit të protestave civile në gusht 2019. Në vitin 2020, prodhimi atje u ndal për disa muaj.

"Nga afro 600 marka orësh, 50 deri në 100 do të kenë vështirësi t'i mbijetojnë kësaj krize", vlerëson Weber. Veçanërisht në rrezik janë markat më të vogla, të pavarura që nuk u përkasin grupeve luksoze Swatch Group, Richemont ose LVMH. Analisti pret që eksportet e orëve joluksoze do të zvogëlohen me 30% në vitin 2020. Për shitjet në Zvicër, ai parashikon një rënie prej 40-50%.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy