Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku në ‘MCN Economy’ ka komentuar intervistën e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj pak ditë më parë si një përpjekje të tij të fundit pë paqe me qeverinë apo vetë kryeministrin.
Ai tha se gjërat që u thanë janë të rënda sa i përket një sistemi demokratik thënë këto nga një person që ka qenë vetë pjesëtar i këtyre ‘krimeve’. Sipas tij problemi kryesor i Shqipërisë është bërja e ligjeve me porosi, ligje për kapjen e shtetit, dhe ky është thelbi i thelbit.
Nga ana administrative kjo provon faktin se kemi të bëjmë me një sipërmarrje që këtu janë përfshirë shumë më tepër emra se sa kanë dalë në media. Vlera e atyre që tha Ahmetaj mënyra se si i shërbeu ishte përpjekja e fundit që përmes një shantazhi bëri kërkesën për të bërë një paqe të fundit me qeverinë, kryesisht me kryeministrin. Kështu e perceptova, nëse nuk bëni paqe me mua në këtë pikë unë do them gjëra të tjera. Ka vlerë nga ana tjetër sepse si të thuash u thanë gjëra që janë të rënda për një sistem demokratik.
E dimë se si funksionon në të vërtetë por mënyra e thënë dhe nga një njeri shumë i afërt që si ka parë nga larg këto gjëra por ka qenë vetë pjesëtarë i këtyre 'krimeve' ai nuk kishte dhe vlera më e madhe do ishte të thoshte po kam fajin tim në këtë aferë të djegësve. Pra si të thuash janë të njëjtët lojtarë në lojë dhe për të qenë tërësisht bindës dhe i penduar duhet të thoshte rolin e tij 1, 2,3,4, por ai se bëri këtë gjë. Më tepër ishte si një shantazh i fundit i tij për të kërkuar paqe me kryeministrin.
I pyetur se si e mendon hapjen e hetimeve për kompanitë e ndërtimit, Buxhuku tha se ato janë viktimë, por ajo që mbetet habi është këmbëngulja e madhe që ata kanë për të mbajtur në zotërim aksionet dhe kur dihet se ajo praktikisht është e falimentuar.
Mendoj se kryesorja që duhet ti interesojë qytetarëve dhe drejtësisë është mënyra se si u krijua kjo skemë. Të gjitha të dhënat ishin se skema ishte ndërtuar me një qëllim të caktuar dhe jo vetëm në kundërshtim me interesin publik por e ndërtuar keq. Mendoj se ata e kanë shkruar keq e para sepse kanë qenë të bindur se askush nuk do i hapte këto letra ndonjëherë dhe bindja ka qenë kaq e madhe dhe mendoj se është shkaku kryesor që ata nuk kanë marrë as masat për ato që kanë shkruar keq. Dhe e dyta nuk kanë qenë profesionalë. Problemi kryesor i Shqipërisë është bërja e ligjeve me porosi, ligje për kapjen e shtetit, ky është problemi kryesor. Pra ata të zgjedhurit tanë nga vota e popullit bëjnë ligj për të shkelur interesin publik. Kjo është pika më e vështirë, fakti se ti po bën ligje me porosi dhe ky është thelbi i thelbit që janë shumë të vështira për tu zbërthyer dhe nëse këto nuk zbërthehen ti s’ke bërë asgjë. Kjo është faza më e lartë e korrupsionit.
Nga intervista e Ahmetaj shoh një këmbëngulje të madhe për ti mbajtur në zotërim aksionet dhe lind pyetja pse me gjithë këtë aferë të madhe dhe problematikë pse është kjo luftë e madhe se kush i ka aksionet? Sepse dhe deklaratën e Ahmetaj e interpretoj se këtu ka qenë një luftë shumë e madhe brenda llojit dhe ndodh që këtë e kanë nxjerr nga loja dhe e kanë marrë të tjerë.
Siç duket lufta e madhe se kush do kishte aksionet, pse gjithë kjo luftë kur kompania de facto është e falimentuar prandaj them se kjo luftë bëhet jo për faktin se si do dali gjyqi dhe kush do ketë të drejtë, por kam frikë se kjo bëhet sepse kompania është e përgatitur për ta hedhur shtetin shqiptar në arbitrazh. Dhe të gjitha këto deklarime, konfiskime bëhen për të përgatitur terrenin për ta hedhur shtetin në arbitrazh. Jo më kot bëhet kjo luftë e madhe për një mall që s’ka vlerë më në kuptimin praktik të fjalës. Kam frikë se shteti shqiptar rrezikohet nga një arbitrazh. Kam frikë se kjo është një plan tjetër për ti dhënë një goditje tjetër fundore shqiptarëve.



