
Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, i tha Presidenti Tajip Erdogan homologut të tij rus Vladimir Putin në një telefonatë të mërkurën.
Erdogan po ashtu i tha Putinit se po ndiqte nga afër zhvillimet që lidhen me procesin dhe se Turqia ishte përpjekur për një paqe të drejtë që nga fillimi i luftës.
Putin që shprehu vlerësimin e Rusisë për përpjekjet e Turqisë për të lehtësuar bisedimet midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas në Stamboll.
Presidenti i Rusisë dhe homologu i tij turk ranë dakord të vijojnë kontaktet e mëtejshme.



