Teksa foli për pasionin mbi leximin, shkrimtarja Miranda Haxhia tha se nuk e ka tradhtuar librin fizik. Ajo rrëfeu se zbuloi librin “Ana Karenina” në një dollap të vjetër të babait.
Ndër të tjera Haxhia vuri në dukje që në shkolla bibliotekat janë kthyer në depo dhe magazina, dhe mësuesit nuk frymëzojnë më si dikur fëmijët që të lexojnë.
Babai im ka pasur një librari, një raft, një dollap të vjetër. Thoshte mos e prekni. Ishin libra rus, për të rritur. Atje kam gjetur ‘Ana Kareninën’ edhe thashë, po pse në fund të vdesë. Ta lexoj prapë se ndoshta nuk vdes. Këtu ka 20 vjet që mobileritë nuk prodhojnë më biblioteka, prodhojnë vetëm kënde, minibare. Kam vuajtur shumë për të gjetur një bibliotekë, sepse nuk e kanë në kulturë. Jam ndër ata pak njerëz që s’e kam tradhtuar librin fizik. Nuk shoh ndonjë produktivitet si përkthehet leximi online. Shoh një televizor që mua më lodh. Nuk ke si proteston ndryshe vetëm ta fikësh dhe mundësisht të mos kesh televizor”.
Ke frikë të thuash të kam sjellë një libër për ditëlindje sepse të marrin për të marrë! Nëpër shkolla s’kanë ndryshuar bibliotekat që janë si magazina, si depo. Aty nuk futet kurrë asnjë nxënës! Këto janë absurditete. Mësuesi është si mjeku duhet të studiojë gjithë jetën. Edhe mësuesit nuk e kanë më atë dëshirën për t’i frymëzuar për të ardhmen, si dikur. Prindërit janë kthyer në koracë, por që është deri diku e rrezikshme”.
Ajo u shpreh se shkolla duhet të bëjë një revolucion në edukimin e frymës së komunitetit dhe të grupit në klasë.



