Morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në Velipojë, në pranga dy mjekë (VIDEO)

Morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në Velipojë, në pranga dy mjekë (VIDEO)

Një mjek kirurg dhe një anestezist i spitalit të Traumës kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë marrë ryshfet nga një qytetar për kryerjen e një operacioni.

Në pranga ranë Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë QSUT.

Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu Serdi Memini dhe anestezisti Ervin Sulaj i kanë bërë shtetasit Elmidin Dyli, i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi Fatbardh Dyli  dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit Fatbardh Dyli , 40 vjeç, banues në Shkodër.

Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy