Tre të burgosur shqiptarë janë arratisur sot nga burgu i Rebibbia-s në Itali. Ata kanë përfituar nga situate kaotike që është krijuar pas tërmetit që goditi dje zonën qendrore të vendit.
Tre shqiptarët kanë përdorur çarçafët për të zbritur nga dritarja.
Pas tërmetit, në burgun e Rebibbias janë transferuar edhe të dënuarit e një burgu tjetër.
Kjo ka shkaktuar një rrëmujë nga e cila kanë përfituar tre shqiptarët. Ata janë larguar nga burgu rreth orës 6:15 të mëngjesit të sotëm.
Tre shqiptarët ishin në zonën e të dënuarve për krime jot ë rënda.



