John Kerry dënon vendimin e rrezikshëm të Trump për marrëveshjen bërthamore iraniane

John Kerry dënon vendimin e rrezikshëm të Trump për marrëveshjen bërthamore iraniane

Vendimi i Donald Trump për moscertifikimin e marrëveshjes për programin bërthamor iranian duke u shprehur për ashpërsimin e saj nga Kongresi është i rrezikshëm dhe hap një krizë ndërkombëtare, theksoi ish-shefi i diplomacisë amerikane, John Kerry, negociator i marrëveshjes në vitit 2015.

“Kjo vë në rrezik interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe të aleatëve të tyre më të afërt”, nënvizoi ai në një komunikatë.

Ministri i ish-presidentit demokrat, Barack Obama i kërkoi Kongresit të hidhte poshtë planin e Donald Trump dhe manovrat legjislative që janë ndërmarrë dhe që do të prishnin marrëveshjen për një tjetër më të mirë.

Presidenti amerikan njoftoi dje “moscertifikimin” e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes për programin bërthamor duke lënë këtë marrëveshje të arritur nga Teherani dhe gjashtë fuqitë e mëdha.

Paralelisht ai nxiti Kongresin të ashpërsonte kushtet e marrëveshjes. Një projektligj po hartohet. Ai do të autorizonte rikthimin e sanksioneve nëse Irani do t’i rikthehej prodhimit të një arme bërthamore.

Më problematike akoma, ky ligj do të fshinte afatet e marrëveshjes iraniane. Shtrëngimet e programit bërthamor do të hiqen progresivisht duke nisur nga viti 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy