Protesta e PD-së, Rama: Kjo është e vërteta e pjesëmarrjes (VIDEO)

Protesta e PD-së, Rama: Kjo është e vërteta e pjesëmarrjes (VIDEO)

Protesta e djeshme  e opozitës u pasua nga një debat i madh në lidhje me pjesëmarrjen e mbështetësve. Në rrjetet sociale u postuan foto të protestës nga bulevardi dhe nga ajri. Ish-kryeministri Berisha u shpreh se në shesh kishin dalë 600 mijë shqiptarë, por pamjet nga ajri treguan një realitet tjetër.

Kryeministri Rama ka psotuar sot një video, në të cilën duket pjesëmarrja e mbështetësve të opozitës në protestën e djeshme dhe foton në faqen e parë të gazetës së PD-së, ku duket se numri i protestuesve është shumuar me programe modifikuese.

Statusi i Ramës

Meqe dje beme debat me ca miq demokratikas ketu ne rrjet, te cilet kembengulnin se fotoja qe une postova ishte bere dy ore perpara fillimit te protestes "me te madhe ne histori", meqe me akuzuan madje per trukim te fotos, po edhe meqe une s'jam nga ata qe terhiqem kur perballem me argumentin e forces e jo me forcen e argumentit, per te gjithe miqte demokrate ne kete rrjet, po postoj nje video dhe nje foto.

Videon ma nisi nje mik i rrjetit, eshte bere gjate kendimit te himnit dhe nuk besoj se do me thote kush nder kundershtonjesit e djeshem, se himni nuk kendohet ne fillim te aktivitetit po dy ore perpara.

Foton po ashtu, e mora nga nje tjeter mik i rrjetit, eshte faqja e pare e gazetes se PD-se sot, ku del qarte se njesoj siç numrat e protestes ne gojen e udheheqjes se çartur demokratikase jane pjelle e fantazise, edhe dendesia e protestuesve ne foton kryesore te organit te asaj partie, eshte pjelle e nje fotoshopimi qesharak.

Prandaj, miq demokratikas ketu ne rrjet, debatoni sa te doni me mua, me kundershtoni sa t'u doje qejfi, po aman, ju lutem, per respekt ndaj vetes ne radhe te pare, bejeni "luften" me mua, me syte tuaj, jo me syte e udheqesve te verber, qe ju duan peng; me zerin tuaj, jo me zerin e altoparlanteve te udheheqjes, qe ju duan shurdhe; me mendjen tuaj, jo me mendjen e te marreve ne udheheqje, qe ju duan mish per top kunder drejtesise se re dhe Shqiperise qe duam

me #Shtet #Pune#Mireqenie

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy