
Autoritetet policore, si pjesë e ekzekutivit të qeverisë, kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri.
Duke pasur autoritetin për të zbatuar ligjin e vendit, me forcë nëse është e nevojshme, policia ka përgjegjësinë ta përdorë këtë autoritet me kujdes në mënyrë që të drejtat e qytetarëve të mbrohen.
Megjithatë, qytetarët duhet të dinë se deri ku është e lejueshme prekja e të drejtave të tyre nga ana e organeve të policisë.
Avokatja Dafina Osmani, për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegon se si duhet të sillemi kur një zyrtar policor kërkon kodin e telefonit për hetime të mundshme.
Në Kosovë, kemi ndryshime të rëndësishme, por të drejtat e njeriut janë të ngjashme si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Të drejtat e të akuzuarit, të të pandehurit, garantohen nga Kushtetuta dhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Një nga këto të drejta është e drejta për të mos inkriminuar vetveten, e njohur ndryshe si "e drejta për të heshtur.
Çdo individ ka të drejtë të mos e ndajë kodin e telefonit me policinë, dhe kjo nuk mund të merret me forcë.
Kjo nuk mund të interpretohet si provë e fajit, shpjegon avokatja Osmani.
Gjithsecili nga ne ka të drejtë në këtë rast, të mos e ndaj paswordin e telefonit me policinë, apo siç njihet si kod, dhe kjo nuk mundet të merret me forcë nga policia dhe nuk mund të interpretohet që je fajtor.
Rrallë ndodh që policia kërkon kodin e telefonit gjatë një ndalimi në rrugë, por kjo mund të ndodhë më shpesh kur arrestoheni në komisariate, ku për të zhvilluar hetimin, policia mund të kërkojë në mënyrë të drejtpërdrejtë që të jepni kodin.
Megjithatë, ky nuk është një detyrim. Çdo individ duhet ta dijë se është e drejta e tij kushtetuese të hesht, sipas nenit 33 të Kushtetutës, dhe kjo është e drejta për të mbrojtur pavarësinë e tij, pavarësisht nëse është i fajshëm apo jo.



