Një diplomë për 6 muaj, Google hap universitet

Një diplomë për 6 muaj, Google hap universitet

Google ka marrë një nismë që do t’i vijë në ndihmë shumë personave që duan të diplomohen në një kohë të shkurtër dhe të punësohen.

Gjigandi teknologjik do të ofrojë kurse gjashtë mujore si një process trajnimi për të gjithë ata që duan të punësohen në të ardhme. Mediat e huaja kanë raportuar se kursi do të ketë të njëjtën vlerë si një diplomë universitare. Pas mbarimit të kursit studentët do t’iu jepet një certifikatë karriere në Google. Synimi është përfshirja e studentëve që synojnë të diplomohen në profesionet më të kërkuara të botës dixhitale. Kohëzgjatja e kursit nuk do i kalojë gjashtë muaj dhe sipas informacioneve të ‘Google’ ai nuk do të kushtojë më shumë se 300 dollarë.

Lëvizja nga Mountain View synon të  sjell modernizim, të paktën në Shtetet e Bashkuara,  në mekanizmat e arsimit të mesëm dhe të lartë. Kjo nismë ka ardhur pas pandemisë së Covid-19 pasi në të gjithë botën krijoi vështirësi në hapjen e shkollave dhe një ‘rrëmujë’ e madhe u krijua për studentët.

Si do funksionojë Universiteti Google?

“Universiteti” nuk do i përfshijë të gjitha degët, por vetëm disa degë specifike të përshtatshme me botën dixhitale, si kurset universitare teknologjike më të kërkuara në botë. Një karakteristikë tjetër është se kurset do të jenë shumë të shkurtra, nuk do të zgjasin më shumë se gjashtë muaj dhe do të jenë më të lira se ato tradicionale. Qëllimi është që t’u sigurojë studentëve të rinjë mundësinë për të hyrë menjëherë në botën e punës.

Midis studentëve amerikanë ka shumë interes për propozimin e universitetit Google, por edhe një skepticizëm./Repubblica.it/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy