Edi Rama uron Pashkën ortodokse

Edi Rama uron Pashkën ortodokse

Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë urimin e tij tradicional për Pashkët ortodokse, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“MIRËMËNGJES, me një dhuratë të bukur nga Opera Kombëtare e Parisit për të gjithë ju dhe me një urim për besimtarët ortodoksë në këtë të dielë paqeje dhe reflektimi”, shkruan Rama.

Siç edhe shprehet në postimin e tij, Rama e ka shoqëruar postimin me një video të krijuar nga artistët e Operas Kombëtare të Parisit, ku shfaqen balerinë që interpretojnë në kushtet e shtëpisë, si një mesazh paqeje e ringjalljeje.

Në mesnatë, po në rrjetin social “Facebook”, ai u shpreh se: “Në këtë kohë të çuditshme tempujsh të kyçur, vijnë edhe Pashkët Ortodokse, pa kishat hapur por me Zotin pranë çdo familjeje që sonte feston. GËZUAR PASHKËT!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy