Eurocontrol paralajmëron linjat ajrore: Bëni kujdes mbi Mesdhe

Eurocontrol paralajmëron linjat ajrore: Bëni kujdes mbi Mesdhe

Agjencia europiane e kontrollit të trafikut ajror, Eurocontrol, paralajmëroi sot linjat ajrore të bëjnë kujdes gjatë fluturimeve mbi ujërat e Mesdheut, për shkak të sulmeve të mundshme ajrore në Siri gjatë 72 orëve të ardhshme.

Në njoftimin e tij, Eurocontrol thekson se raketat ajër-tokë mund të përdoren në kohën kur mundësia e ndërprerjes së komunikimit me radio nga pilotët është më e madhe.

Presidenti amerikane dhe aleatët perëndimorë po diskutojnë mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, për të ndëshkuar presidentin sirian, Bashar al Assad, për sulmin me gaz të shtunën në një zonë të forcave rebele.

Trump anuloi një vizitë të parashikuar për këtë javë në Amerikën Latine, me argumentin se do të fokusohet në përgjigjen ndaj asaj që po ndodh në Siri. 

Megjithatë, në njoftimin e Eurocontrol nuk specifikohet origjina e rrezikut që mund të vijë nga raketat. Në njoftim porositen linjat ajrore që kalojnë sidomos mbi pjesën lindore të Medheut që të marrin në konsideratë zhvillime të tilla të pritshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy