Tërmeti në Indonezi, shkon në 56 numri i viktimave

Tërmeti në Indonezi, shkon në 56 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga tërmeti që tronditi ishullin Sulaëesi në Indonezi të premten e kaluar ka arritur në 56. Autoritetet thonë se ndërkohë kërkimi vazhdon në rrënoja me shpresën për të gjetur më shumë të mbijetuar.

Tërmeti me magnitudë 6.2 la mijëra njerëz pa shtëpi dhe qindra të plagosur, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve në perëndim të ishullit, tashmë i shkatërruar në 2018 nga një tërmet shumë i fortë, i ndjekur nga një cunami shkatërrues që shkaktoi 4300 të vdekur.

Për dy ditë, dhjetëra trupa të pajetë u nxorën nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Mamuju, kryeqyteti i provincës. Viktimat e tjera u gjetën më në jug, ku një pasgoditje e fortë u ndie të shtunën në mëngjes.

Ushqimi dhe pajisjet e urgjencës u transportuan në ishull nga ajri dhe deti, dhe Flota Detare dërgoi një anije mjekësore për të lehtësuar kapacitetet e spitaleve të mbingarkuara nga fluksi i të plagosurve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy