Boksierja dhe trajneria Elisa Cenaj, rrëfen se ka qenë natyre sportive që e vogël, madje është marrë dhe me futboll, por tek boksi gjeti veten dhe filloi që ta ushtrojë dhe si profesion.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo tregon se prindërit kanë qenë skeptik, pasi sidomos boksi perceptohet si sport burrash, por kur kanë parë një vetëbesim ndryshe, kanë filluar që ta mbështesin.
Elisa tregon se rëndësi në rrugëtimin e saj kanë regjimi ushqimor dhe stërvitja.
Ndërsa në raport me meshkujt, thotë se e nënvlerësojnë faktin që je sportiste, ndërsa ndan historinë se si një djali i çau buzën.
Babi ka qenë më shumë skeptik, duke thënë se nuk është një sport vajzash dhe ai donte që unë të bëhesha doktoreshë. Sporti i boksit është i rrallë për femrat, të paktën në vendin tonë.
Nga shoqëria kam pasur mbështetje shumë të madhe dhe më ka motivuar për të treguar që edhe vajzat munden. Jam ndeshur dhe me djem, por për nxehje, pasi duhet të durosh shumë grushte dhe në ring nuk të toleron njeri.
Ndeshjen e parë e kam humbur, për shkak të frymëmarrjes. Regjimi ushqimor dhe stërvitja janë shumë të rëndësishme.
Meshkujt tremben nga femrat e forta dhe në karakter. Meshkujt pjesën që je sportiste ta nënvlerësojnë, sidomos një sport burrëror.
Me punën që unë bëj, nuk iu lë shkas as meshkujve, që ta ulin punën që unë bëj. Momentalisht po merrem me certifikimet e duhura për pjesën e boksit, më pas kam disa bashkëpunime me disa sportistë, po bëjmë diçka të bukur.
Po bashkëpunoj me disa sportistë për të hapur diçka tonën lidhur me boksin dhe cross fit. Unë kam dhënë mësim tek fëmijët dhe vajzat, se boksi sa po vjen dhe po kërkohet sidomos nga vajzat e reja.
Ndodh që i sjellin fëmijët për vetëmbrojtje se e duan këtë gjë. Unë vetë kam pasur raste që më duhej të isha e vetëmbrojtur, zakonisht gjatë natës mund të kesh ngacmime të padëshiruara dhe kam përfunduar në komisariat, se i çava buzën një mashkulli.
Tentoi diçka më shumë që unë nuk e dëshiroja dhe besoj se e mori atë që meritonte.



