Një operacion gjerë kundër favorizimit të emigracionit klandestin ka zbuluar një grup të përbërë nga shqiptarë dhe italianë në Xhenova.
Policia e këtij qyteti ka ekzekutuar disa urdhra arresti të lëshuar për disa nga drejtuesit e këtij grupi. Ata favorizonin largimin e e shtetasve shqiptarë drejt Anglisë, pasi kishin mbërritur në Itali me dokumente false.
Dokumentet siguroheshin kundrejt dozave të drogës ose parave që u jepeshin personave të varur nga droga, të cilët i denonconin si të humbura.
Detaje të tjera të këtij operacioni do të jepen në orën 11:00 kur policia e Xhenovas ka paralajmëruar një konferencë shtypi.



