Gazetari Mentor Kikia mendon që takimi i Shëngjinit është një restart jo vetëm për ekzekutivin, por për PS-në në tërësi, ndërkohë që jemi një vit e gjysmë larg zgjedhjeve. Kikia tha në "MCN Live" se aktualisht nuk ka kontroll të qeverisjes nga Parlamenti, institucion që sipas tij është kthyer gati-gati në një appendix, ku miratohen të gjitha pr.ligjet e mazhorancës.
Takimi i Shëngjinit, mendoj që ishte le të themi një restart jo vetëm i ekzekutivit, por në tërësi i PS, për të shënuar pragfushatën e zgjedhjeve të ardhshme, sepse ishin një duzinë zv.ministrash dhe drejtuesish në institucione. Ishte një lloj miksimi mes qeverisë dhe angazhimit politik të PS, për të parë jo vetëm ku është qeveria me bilancet e veta, por për të shënuar një hap të ri drejt zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ndonëse duhen 1 vit e gjysmë. PS ka dëshmuar që është gjithmonë në fushatë, asnjëherë s’ka ndaluar. Ndryshe nga partitë me natyrë elektorale, që hidhen në veprim gjatë kohës elektorale, PS është gjithmonë në fushatë. Ne kemi parë figura të rëndësishme të kësaj force politike, kanë qenë goxha aktiv, Gjiknuri, Balla, Spiropali, Çuçi. Çështja e kontrollit parlamentar ndaj qeverisë, nuk është vetëm zhvillimi i seancave brenda një normaliteti, gjë që ka humbur që nga tetori. Kontrolli është përtej kësaj dhe nuk ka të bëjë vetëm me interpelancat, por me monitorimin e vendimeve dhe ligjeve. Një Parlament që vërtet e ka nën kontroll qeverisjen mund edhe të refuzojë ndonjëherë një akt, apo pr.ligj. Gjë që nuk mund të mendohet tani, madje-madje duket se Parlamenti është një appendix ku do të miratohen edhe pa tymuese. Janë miratuara pa kërkesë llogarie, pa debat të mirëfilltë, ka shumë gjëra që nuk shkojnë. Jepen statuse investitori strategjik kompani të ishujve të parajsave fiskale dhe Parlamenti s’ka asnjë lloj nisme për të kontrolluar qeverisjen. Edhe në rekomandimet e fundit të OSBE-së, një nga pikat ku vihet theksi është rikthimi i normalitetit të Parlamentit, jo vetëm të punimeve, por te funksionit kushtetues. Funksioni kushtetues është të kontrollojë qeverisjen”.
Kikia tha që një reformë zgjedhore pa konsensus nuk do të prodhojë zgjidhje politike.
Lidhur me ministrinë e re që do të drejtohet nga Blendi Gonxhe, Kikia tha se i druhet faktit që kultura mund të lihet në cep.
Ka pasur ministra që e kanë marr vesh në sallë që janë emëruar në detyrë. Në rastin konkret ajo që meritonte më shumë shpjegim ishte fakti se përse Kultura i bashkëngjitet ekonominë. Më herët ka pasur bashkime të Arsimit me Kulturën, Arsimit dhe Rinisë, etj., janë bashkuar dhe janë ndarë institucione sipas vizonit të kryeministrit, ndërkohë që Kultura s’ka bashkëjetuar asnjëherë me institucione të kësaj natyre, me ekonominë dhe inovacionin. Ajo që unë i druhem është fakti që kultura në tërësi s’janë vetëm kalatë dhe muzeumet, është shumë më shumë se kaq, me kulturë kuptohet edhe mbështetja ndaj kinemasë dhe filmit, edhe trashëgimia kulturore, dhe frika është që në një institucion të madh, kultura të lihet në një cep, dhe e gjithë kjo do zbehë misionin dhe punën që duhet bërë me kulturën. Nuk është kultura fotografimi i kalave me dron nga lart. Unë kam një bindje që shpejt do ndahen sërish, nuk do bashkëjetojnë, kultura është gen, kultura s’është ndërmarrje që të prodhojë të ardhura, kultura ha, por duhet subvencionuar, sepse është pasaporta e një shoqërie”.



