Mandati i Xhaçkës në “Kushtetuese”/ Logu: Jo argument fakti që bashkëshorti është biznesmen. Kemi precedentët e Beqajt dhe Kokëdhimës (VIDEO)

Mandati i Xhaçkës në “Kushtetuese”/ Logu: Jo argument fakti që bashkëshorti është biznesmen. Kemi precedentët e Beqajt dhe Kokëdhimës (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar dje seancën e parë ku është shqyrtuar çështja e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka. Avokati Marash Logu deklaroi në Mcn Live se Xhaçka ka përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga pasuritë publike. Ai solli në vëmendje dy precedentë të mëparshëm, atë të ish-ministrit Beqaj dhe ish-deputetit Kokëdhima, ku “Kushtetuesja” ka konstatuar papajtueshmëri.

Nga statusi i investitorit strategjik kompania e bashkëshortit të Xhaçkës do të përfitonte lehtësira fiskale. Gjykata Kushtetuese ka konkluduar në rastin e Beqajt dhe Kokëdhimës, që është e papranueshme që një deputet të përfitojë të ardhura nga buxheti i shtetit apo nga pasuritë publike. Është e rëndësishme të theksohen se këto përfitime i vijnë drejtpërdrejtë edhe ministres. Në momentin që dy persona lidhen në martesë, çdo pasuri, çdo e ardhur është e përbashkët. Nëse dy bashkëshortë të sapomartuar blejnë një apartament, kjo është një pasuri që konsiderohet e përbashkët. Çdo e ardhur apo fitim që i krijohet kompanisë së bashkëshortit të zonjës Xhaçka ndahet 50 me 50”.

Logu është i mendimit që fakti që ekzistojnë dy padi në lidhje me rastin “Xhaçka” nuk e dëmton aspak çështjen, pasi lidhet me strategjitë e palëve. Po ashtu Logu vlerëson se fakti që bashkëshorti i Xhaçkës është biznesmen nuk është argument për mbrojtje.

Mendoj që kolegët e tjerë të grupit parlamentar kanë menduar se duhet ndjekur një strategji tjetër. Kërkesa jonë e djeshme ishte proceduriale, në mënyrë që Kuvendi ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kolegët tanë menduan ta dërgojnë vet në Kushtetuese. Në gjykatën Kushtetuese precedenti është i rëndësishëm. Duke vlerësuar precedentët kemi vlerësuar se kjo strategji është e duhura. E rëndësishme është që Gjykata Kushtetuese të vendosë një standard, ministrat s’mund të përfitojnë nga pasuria publike dhe të krijojnë të ardhura nga pasuria publike. Fakti që kemi dy padi nuk e dëmton aspak çështjen. E rëndësishme është që Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim çështjen dhe të konkludojë nëse jemi përballë papajtueshmërisë apo konfliktit të interesit. Në vlerësimin tonë jemi. Ditën e djeshme avokati i znj. Xhaçka solli rastet e deputetes Valentina Leskaj dhe Rakip Sulaj. Këta dy deputetë në 24 qershor 2016 janë ngritur vetë dhe kanë kërkuar që çështja e tyre të shkojë në Kushtetuese. Kështu një ministre s’ka pse të ketë frikë të përballet me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk shkohet në Gjykatën Kushtetuese me paramendim. Ka pasur një përpjekje për ta zvarritur pafundësisht çështjen. Pavarësisht se sipas rregullores Kuvendi duhet t’i japë drejtim çështjes. Në 27 nëntor Kuvendi mori një vendim për rrëzimin e dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, për ne tërësisht anti-kushtetuese. Kemi patur 4 raste, në dy raste Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që jemi në papajtueshmëri, në dy raste të tjera ka konkluduar që nuk jemi në papajtueshmëri. Nuk është argument që ai (bashkëshorti i Xhaçkës) ka qenë biznesmen. Edhe deputetë të tjerë kanë qenë biznesmenë, por kanë hequr dorë nga aktivitetet e tyre tregtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy