Biden: Do të reagojmë sa herë që Kina do kërcënojë sovranitetin e SHBA

Biden: Do të reagojmë sa herë që Kina do kërcënojë sovranitetin e SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të reagojnë sa herë që Kina kërcënon sovranitetin tonë.

Kështu tha Presidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e tij për gjendjen e vendit para Kongresit, duke iu referuar historisë së balonës së supozuar të spiunazhit kinez, e cila më pas u rrëzua.

Ai më pas përmendi planin e tij për ekonominë amerikane, për të cilën tha se është e vendosur më së miri në botë për t’u rritur.

Ne po ndërtojmë një ekonomi ku askush nuk ka mbetur prapa. Punët po kthehen, krenaria po kthehet për zgjedhjet që ne kemi bërë në dy vitet e fundit.

Ky është një projekt për të rindërtuar Amerikën. Plani im ekonomik ka të bëjë me investimin në vende dhe njerëz që janë harruar.

Fjalimi i Biden zgjati një orë e 13 minuta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy