Rreziku që fshihet nën ujërat pranë Japonisë, studiuesit: Shpërthimi mund të vrasë 100 milionë njerëz

Rreziku që fshihet nën ujërat pranë Japonisë, studiuesit: Shpërthimi mund të vrasë 100 milionë njerëz

Një rezervuar magme, që mund të ndodhet nën një krater nënujor vullkani mund të ketë pasojë shkatërruese për njerëzimin nëse shpërthen. Ky është paralajmërimi i një grupi studiuesish japonezë  të Qendrës për Eksplorimin e Fundit të Oqeaneve në Universitetin Kobe. Sipas tyre, një krater i madh ndodhet në arqipelagun japonez. Krateri me madhësi 32 km3 mendohet se është më i madhi i këtij lloji dhe është krijuar si pasojë e një shpërthimi masiv nënujor 7300 vjet më parë.

E vendosur mes Paqësorit dhe pllakave oqeanike të detit të Filipineve, Japonia është një terren i favorshëm për aktivitet sizmik, çka i ka detyruar shkencëtarët të thellohen në kërkime për metoda të reja të parashikimit të katastrofave natyrore.

E gjendur në jug të ishullit Kjusju, kjo rezervë magme ka pak gjasa të shpërthejë në 100 vitet e ardhshme. Megjithatë studiuesit që monitorojnë aktivitetin vullkanik kanë dhënë paralajmërimin e tyre mbi potencialin shkatërrues që ka magma që vlon nën ujin e oqeanit.

“Në rastin më të keq, shpërthimi mund të sillte rreth 100 milionë viktima”, thotë Yoshiyuki Tatsumi, i cili drejtoi studimin.

Shpërthimi mund të nxjerrë jashtë rreth 40 km3 magmë, çka do të shkaktonte dëme kolosale.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy